Emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Molliqaj: Në krye u vendos një vartës servil, i dëgjueshëm ndaj Kurtit

09:00 | 15 Korrik 2026
emerimi-i-kryeprokurorit-te-shtetit,-molliqaj:-ne-krye-u-vendos-nje-vartes-servil,-i-degjueshem-ndaj-kurtit

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Ai ka bërë me dije se me mërimini e Zejnullah Gashit në këtë pozitë nga Albulena Haxhiu pushteti e ka shtri dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës.

Në profilin e tij në Facebook, Molliqaj ka shkruar se Gashi është një servil.

“Pushteti e shtriu dorën e ndikimit në kokën e Prokurorisë së Kosovës. E kjo iu mundësua sepse në krye të saj arriti të vendos një vartës servil, të dëgjueshëm ndaj Kurtit”, ka shkruar ai./Gazeta10

Komento: