
Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindin e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 korrik 2026, rreth orës 14:30, në rrugën “Lekë Dukagjini”. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar nga policia. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Lekë Dukagjini, Pejë 14.07.2026-14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij- viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”.