Ylli i madh i thotë “PO” Milanit

18:28 | 18 Qershor 2019

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira ka qenë në radar të AC Milan.

Duke folur për Daniele Longo të CalcioMercato, agjenti i Torreira, Pablo Bentancur, ka pohuar se lojtari i tij do të pranonte një kalim në San Siro, përcjell ORAinfo.

“Nuk di asgjë për interesat e Rossonerëve, askush nuk më ka kontaktuar, kam marrë vesh për këtë mundësi përmes shtypit”.

“Nëse thirrja e Giampaolo mund të jetë diçka e veçantë për Lucasin, epërgjigja do të ishte “Po” e qartë”, ka thënë agjenti i lojtarit.

Torreira nënshkroi për Arsenal nga Sampdoria verën e kaluar dhe kishte një sezon të mirë në Londrën e Veriut. Mesfushori shënoi në derbin e Londrës së Veriut kundër Tottenhamit .

Milan duhet të paguajë një pagesë prej mbi 40 milion euro për nënshkrimin e Uruguaianin./ORAinfo/

Komento: