Shkëmb Manaj: LDK synon ta mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm para 7 gushtit

15:20 | 16 Korrik 2026
shkemb-manaj:-ldk-synon-ta-mbaje-kuvendin-e-jashtezakonshem-para-7-gushtit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se partia synon ta organizojë Kuvendin e jashtëzakonshëm para 7 gushtit, datë që përkon me përfundimin e afatit për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Manaj tha se përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit janë në zhvillim e sipër dhe se synimi është që procesi të përfundojë brenda këtij afati.

Deklarata e tij vjen në një periudhë të rëndësishme politike, ndërsa LDK pritet të marrë vendime lidhur me zhvillimet e fundit dhe hapat e mëtejshëm të partisë./Gazeta10

Komento: