Një grua bie nga një objekt banimi në Podujevë, vdes në vendin e ngjarjes

09:45 | 17 Korrik 2026
nje-grua-bie-nga-nje-objekt-banimi-ne-podujeve,-vdes-ne-vendin-e-ngjarjes

Një grua ka humbur jetën të mërkurën në Podujevë, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi e një objekti banimi.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 16 korrik 2026, rreth orës 13:38. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

“Podujevë 16.07.2026 – 13:38. Raportohet se një femër kosovare ka rënë nga një lartësi e një objekti banimi. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor që kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Komento: