
Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në lagjen Dardania të Gjakovës.
Policia ka nisur hetimet për rastin.
“Lagja Dardani, Gjakovë 15.07.2026 – 10:30. Ankuesja ka njoftuar se bashkëshorti i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.