Kryediplomati shqiptar takohet me Gjuriqin në Washington, thotë sa ia përmendi deklaratën e Paunoviq për Kosovën

12:55 | 17 Korrik 2026
kryediplomati-shqiptar-takohet-me-gjuriqin-ne-washington,-thote-sa-ia-permendi-deklaraten-e-paunoviq-per-kosoven

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar se është takuar me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në margjinat e një takimi të ministrave në Washington.

Hoxha tha se shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme, ndërsa tha se i përcolli qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat për “spastrim etnik” të Kosovës të bëra nga ministrja serbe, Snezhana Paunoviq.

“Po ashtu, ritheksova qëndrimin e qartë dhe të palëkundur të Shqipërisë lidhur me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë. Nënvizova nevojën për të refuzuar pa asnjë mëdyshje retorikën që nxit tensione, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vlerave europiane”.

Hoxha tha se pikërisht për këtë shërben diplomacia: “të angazhohesh në dialog të hapur, të përballesh sy më sy, të përballosh realitetin dhe t’i trajtosh dallimet me përgjegjësi”.

📍Washington D.C. — On the margins of the Ministerial meeting, I met with Serbia’s Foreign Minister, Marko Đurić.

We exchanged on current developments and future prospects.

I also reiterated #Albania‘s clear and firm position regarding the unacceptable and irresponsible… pic.twitter.com/2699KVFaDQ

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) July 17, 2026

Për takimin me Hoxhën njoftoi edhe Gjuriq në X.

Por, ai s’e përmendi që homologu i tij shqiptar e ka prekur këtë temë.

“Angazhimi i vazhdueshëm në dialogun politik mbetet thelbësor për garantimin e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, siç e theksova gjatë bisedës sime me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në margjinat e Takimit Ministror në Uashington. Gjithashtu, identifikuam mundësi të tjera për të avancuar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë”, shkroi Gjuriq.

Komento: