Tahiri: Nëse SHBA po e kushtëzon Kosovën me Asociacionin, duhet ta kushtëzojë Serbinë me njohjen e pavarësisë

16:40 | 17 Korrik 2026
tahiri:-nese-shba-po-e-kushtezon-kosoven-me-asociacionin,-duhet-ta-kushtezoje-serbine-me-njohjen-e-pavaresise

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se nëse SHBA e kushtëzon Dialogun Strategjik me Kosovën me përmbushjen e zotimeve ndaj serbëve të Kosovës, atëherë  sipas Tahirit, Uashingtoni duhet të kushtëzojë Dialogun Strategjik me Serbinë me njohjen e Kosovës.

Sipas saj, diplomacia e Kosovës duhet të punojë në këtë drejtim.

“Amerika e ka kushtezuar Dialogun Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve, ky kusht nenkupton asociacionin – mirepo Amerika duhet ta kushtezoj dialogun strategjik edhe me Serbine kur Serbia ta njeh shtetin e Kosoves – diplomacia e Kosoves duhet te punoj ne kete drejtim..”, ka shkruar Tahiri.

Komento: