
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për një vizitë të tij në Washington.
Pacolli ka bërë të ditur se atje është takuar edhe me kryeministrin e ri të Irakut, Ali al-Zaidi, shtet ky që s’e njeh Kosovën si shtet.
Ai ka takuar edhe figura të tjera gjatë qëndrimit në Washington, sikurse gjenerali amerikan, Wesley Clark.
Postimi i plotë:
Gjatë qëndrimit tim në Ëashington, pata kënaqësinë të takoj Kryeministrin e ri të Republikës së Irakut Dr. Ali al- Zaidi.
Me këtë rast, pata mundësinë ta informoj për zhvillimet dhe proceset që po kalon Republika e Kosovës, me theks të veçantë në përpjekjet tona për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe promovimin e saj në arenën ndërkombëtare.
Mbrëmjen e djeshme, po në Ëashington, mora pjesë në një pritje ku Republika e Kosovës ishte një nga temat kryesore të diskutimit. Ishte kënaqësi të isha në shoqërinë e shumë miqve dhe personaliteteve të nderuara. Në mesin e të pranishmëve ishin Kongresmeni nga Arizona Abe Hamadeh, Gjenerali Ëesley Clark, këshilltari i Presidentit të Egjiptit, Dr. Omar, si dhe shumë miq të tjerë që më nderuan me praninë dhe miqësinë e tyre.
Një natë më parë, në një pritje tjetër të organizuar në Ëashington nga këshilltari i Presidentit Trump, Paolo Zampolli, pata rastin të takoj edhe disa miq të rëndësishëm për krijimin e urave të bashkëpunimit dhe promovimit të Kosovës. Aty ishte edhe ylli i futbollit te Kombëtares së Gjermanisë, Antonio Rüdiger.
Takime të tilla janë një mundësi e çmuar për të forcuar miqësitë, për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe për të promovuar interesat e Republikës së Kosovës.