
Hoxha Enver Xhiha ka reaguar pas kritikave ndaj një pjese të ligjëratës së tij, duke thënë se deklarata është keqinterpretuar dhe nxjerrë nga konteksti.
Ai thekson se nuk ka pasur për qëllim të mohojë sakrificën e Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të kontribuuesve për lirinë e vendit.
Në reagim, Xhiha shton se nëse ka pasur keqkuptime apo janë lënduar ndjenjat, ai kërkon falje, duke nënvizuar se ky nuk ka qenë qëllimi i tij.