Ther me thikë një të mitur në Podujevë, arrestohet i dyshuari

10:25 | 18 Korrik 2026

Një i mitur ka mbetur i plagosur si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur të premten në sheshin e qytetit në Podujevë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 korrik 2026, rreth orës 19:16, kur një i dyshuar mashkull kosovar dyshohet se ka therur me thikë viktimën.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente

Komento: