
Në qytetin Kotovsk, dronët goditën një magazinë të një shitësi me pakicë në internet, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur 25 të tjerë, tha në Telegram guvernatori i rajonit Tambov, Evgeny Pervyshov, raporton Anadolu, Ai shtoi se zjarri në magazinë ishte shuar, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdonin punën në vendngjarje.
Në rajonin e Moskës, 24 persona u plagosën pasi një dron goditi magazinën e një shitësi me pakicë në internet në qytetin Elektrostal, ndërsa dy të tjerë u plagosën në qytetin Noginsk, tha guvernatori rajonal Andrey Vorobiev