Sekondat që vlejnë miliona – Trump do t’u shesë investitorëve mesazhet para publikimit në rrjetet sociale

14:45 | 18 Korrik 2026
sekondat-qe-vlejne-miliona-–-trump-do-t’u-shese-investitoreve-mesazhet-para-publikimit-ne-rrjetet-sociale

Kompania mediatike nën kontrollin e familjes Trump po përgatit një lëvizje të diskutueshme biznesi: shitjen e qasjes së hershme në postimet e presidentit amerikan Donald Trump në rrjetet sociale.

Ky hap do t’u japë investitorëve të mëdhenj institucionalë një avantazh prej disa milisekondash përpara se postimet që ndikojnë tregjet të bëhen të disponueshme për publikun.

Trump Media & Technology Group (TMTG) ka njoftuar krijimin e të ashtuquajturit “Truth API”, një ndërfaqe programimi e projektuar për transmetim ultra të shpejtë të të dhënave mes sistemeve softuerike.

Komento: