Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion

12:40 | 19 Korrik 2026
rritja-e-cmimeve-ne-ballkan,-kosova-ne-vendin-e-pare-per-inflacion

Kosova prin në Ballkan për inflacionin në muajin qershor, sipas përmbledhjes së Kos Data

Sipas një përmbledhjeje të publikuar nga Kos Data, Kosova ka regjistruar normën më të lartë të inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në Ballkan gjatë muajit qershor, me 6.0 për qind.

Pas Kosovës renditen Bullgaria dhe Bosnja e Hercegovina, të dyja me 5.6 për qind, ndërsa Kroacia ka shënuar 4.5 për qind dhe Greqia 4.4 për qind. Më tej vijnë Mali i Zi me 3.6 për qind, Maqedonia e Veriut me 3.4 për qind, Shqipëria me 3.2 për qind, ndërsa normën më të ulët të inflacionit në rajon e ka regjistruar Serbia, me 2.7 për qind.

Komento: