E rëndë: I zhdukur prej dy ditësh, 58-vjeçari gjendet i vdekur në një shpellë në Kuçovë

18:10 | 20 Korrik 2026
e-rende:-i-zhdukur-prej-dy-ditesh,-58-vjecari-gjendet-i-vdekur-ne-nje-shpelle-ne-kucove

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një shpelle. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh ai kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth shpellës në fshatin Drizë, ku edhe oshte parë të hynte nga disa banorë, shkruan A2Cnn.

Pas shumë kërkimeve,58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të shpellës. Policia konfirmon se ne trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai ka vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të shpellës.

Trupi i Grymshit, banues në fshatin Drizë në qytetin e Kuçovës, është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Berat, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

Komento: