Aksion tek Liqeni i Ujmanit, pritet rrënimi i 10 vilave ilegale – Policia e konfirmon për GAZETA10

09:50 | 21 Korrik 2026
aksion-tek-liqeni-i-ujmanit,-pritet-rrenimi-i-10-vilave-ilegale-–-policia-e-konfirmon-per-gazeta10

Në orët e hershme të mëngjesit, në bregun e Liqenit të Ujmanit kanë arritur makineritë për të nisur rrënimin e 11 vilave ilegale.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc” kanë nisur aksionin për prishjen e  këtyre vilave.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se po ofron asistencë në Liqenin e Ujmanit këtë mëngjes.

“Sot nga ora 07.00 kemi filluar asistimin e Iber Lepencit dhe Ministris së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor. Jemi duke asistu në vendin e quajtur “Plazha e Shqiptarëve”, Zubin Potok ku është planifikuar të rrënohen 10 shtëpi pushimi (vikendica)”, ka thënë Veton Elshani për GAZETA10.

Komento: