I ndaluari arratiset gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

09:50 | 21 Korrik 2026
i-ndaluari-arratiset-gjate-trajtimit-mjekesor-ne-suhareke

Një person i cili ka qenë në ndalim në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes ishte larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:37, në Suharekë.

Tutje siç thuhet në raport në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.

“Suharekë / 20.07.2026 – 11:37. Është raportuar se një mashkull kosovar i cili ka qenë i ndaluar në Qendrën e Mbajtjes në Suharekë, ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe gjatë marrjes së trajtimit ishte larguar në drejtim të panjohur. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.

Komento: