MINT publikon vendimin për derivate: Kaq u rritën çmimet naftës e benzinës

09:50 | 21 Korrik 2026
mint-publikon-vendimin-per-derivate:-kaq-u-rriten-cmimet-naftes-e-benzines

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 21 korrik.

Sipas vendimit të MINTI-it, nafta sot është 1.66 euro për litër, dy cent më shtrenjtë se të hënën.

Çmimi i benzinës për të martën është 1.47 euro për litër, një cent më shtrenjtë, gjersa çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.60 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /GAZETA10

Komento: