U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

12:30 | 21 Korrik 2026
u-dergua-ne-gjendje-te-rende-ne-spital-pas-zhytjes,-vdes-turistja-30-vjecare-ne-vlore

Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të zhvilluar paraditen e sotme, por edhe pse mjekët i dhanë ndihmën, nuk e mbajtën dot në jetë.

Sipas informacioneve paraprake të Top Channel, ajo ishte pjesë e një grupi zhytësish në zonën e Radhimës ku ndodhet dhe anija e mbytur Spitaliers, ku gjatë zhytjes dyshohet se ka pësuar mungesë oksigjeni, apo problem tjetër shëndetësor.

Turistja nuk është ndier mirë dhe është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorë

Burime nga spitali bëjnë me dije se 30-vjeçarja mbërriti në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz.

Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe e mbajtën nën kujdes intensiv, por nuk arritën ta mbanin në jetë.

Komento: