Stuhia e fortë ia hedh serrën përmbi shtëpi një familjeje në Gjinoc të Suharekës

17:20 | 21 Korrik 2026
stuhia-e-forte-ia-hedh-serren-permbi-shtepi-nje-familjeje-ne-gjinoc-te-suharekes

Një stuhi e fuqishme që përfshiu pjesë të vendit pasditen e sotme ka shkaktuar dëme materiale në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Si pasojë e erërave të forta, një serrë është shkëputur nga vendi dhe ka përfunduar mbi kulmin e një shtëpie, siç shihet në pamjet e publikuara nga mediumi lokal TV Prizreni.

Nga pamjet duket se konstruksioni i serrës është ngritur nga era dhe është përplasur mbi objektin e banimit.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.

Komento: