Burim Ramadani: “Dëmet janë të konsiderueshme nga stuhia në Suharekë. Me rëndësi, njerëzit shpëtuan.”

19:40 | 21 Korrik 2026
burim-ramadani:-“demet-jane-te-konsiderueshme-nga-stuhia-ne-suhareke-me-rendesi,-njerezit-shpetuan.”

Stuhia që goditi Suharekën ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Përmes një postimi në Facebook, Burim Ramadani ka ndarë fotografi nga pasojat e stuhisë, duke shkruar: “Dëmet janë të konsiderueshme nga stuhia në Suharekë. Me rëndësi, njerëzit shpëtuan.”

Fotografitë e publikuara tregojnë dëmet e shkaktuara në disa pjesë të Suharekës, ndërsa situata, sipas informacioneve të deritanishme, është qetësuar. Institucionet kompetente pritet të bëjnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga moti i lig.

Komento: