Stuhia rrëzon drunj në komunën e Shtërpcës, u dëmtuan edhe disa automjete

20:30 | 21 Korrik 2026
stuhia-rrezon-drunj-ne-komunen-e-shterpces,-u-demtuan-edhe-disa-automjete

Në hyrje të Shtërpcës, si pasojë e stuhisë, janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi se ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës.

“Pas ndërhyrjes së ekipeve në terren, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme”, thuhet në njoftim.

“Pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë vendin tonë, ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi e përgjegjësi.

Po qëndrojmë vigjilentë dhe po bashkëpunojmë me të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin sa më të mirë të situatave me të cilat po përballemi.

U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe, gjatë paralajmërimeve për reshje të dendura apo stuhi, të shmangin qarkullimin e panevojshëm në rrugë dhe të përshtatin vozitjen me kushtet atmosferike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Komento: