KK i Prizrenit të mërkurën, promovohet libri për Adem Demaçin dhe ndahet çmimi i lirisë “Remzi Ademaj”

21:10 | 21 Korrik 2026
kk-i-prizrenit-te-merkuren,-promovohet-libri-per-adem-demacin-dhe-ndahet-cmimi-i-lirise-“remzi-ademaj”

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes dhe 8-vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar Adem Demaçi me propozim të kryetari Shaqir Totaj, Kuvendi i Komunës së Prizrenit të mërkurën më 22 korrik mban mbledhje solemne për ndarjen e çmimit të lirisë “Remzi Ademaj” (post mortem) dhe promovimin e librit kushtuar veprimtarit Adem Demaçi “Triada D”.

Mbledhja solemne do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit (“Shtëpia e Bardhë”) dhe do të fillojë në orën 11:00.

Komento: