Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

21:25 | 21 Korrik 2026
protesta-ne-tirane-ne-diten-e-52-te,-qytetaret-para-kryeministrise

Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 52-të radhazi, ku qytetarët janë mbledhur për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i qytetarëve ka nisur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga është zhvilluar një marshim përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me destinacion godinën e Kryeministrisë.

Gjatë tubimit përpara Kryeministrisë, përfaqësues dhe pjesëmarrës në protestë po mbajnë fjalime, ku kanë artikuluar qëndrimet e tyre.

Protestuesit do të jenë në shesh edhe përgjatë muajit gusht.

Komento: