Mbyllet për pesë ditë rruga “Ilir Konushevci” në Prishtinë për shkak të punimeve

23:40 | 21 Korrik 2026

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se një segment i rrugës “Ilir Konushevci” do të mbyllet për qarkullim duke filluar nga 22 korriku 2026, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore në këtë pjesë të rrugës.

Sipas njoftimit të publikuar nga Komuna e Prishtinës në Facebook, mbyllja do të zgjasë pesë ditë dhe do të përfshijë segmentin nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Me qëllim të shmangies së kolonave dhe vonesave në komunikacion, qytetarëve u është kërkuar që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Rrugët e rekomanduara nga Komuna janë:

Rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;
Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;
Rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Komuna e Prishtinës ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve./Gazeta10

Komento: