Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet

08:25 | 22 Korrik 2026
hapet-per-qarkullim-rruga-“agim-ramadani”-ne-kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim rruga “Agim Ramadani”.

“Pas një pune të pandalshme, edhe gjatë natës, asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani” ka përfunduar“, ka njoftuar Rama.

Tutje i pari i kryeqytetit bëri të ditur se rruga është e hapur për qarkullim për të gjithë qytetarët.

“Mëngjes të mbarë të gjithëve“, u shpreh ai tutje.

Komento: