FOTO| Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

10:10 | 22 Korrik 2026
foto|-policia-e-kosoves-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-nje-personi-te-dyshuar-per-vjedhje

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët, duke kërkuar ndihmën e tyre për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar dhe u bën apel qytetarëve që posedojnë informata të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin ose lokalizimin e tij, t’i ndajnë ato me Policinë e Kosovës.

Policia thekson se çdo informacion që mund të kontribuojë në hetim është i rëndësishëm dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, nëse e njohin personin në fotografi ose kanë ndonjë informacion relevant për rastin, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes kanaleve zyrtare të komunikimit./Gazeta10

Komento: