A po pret zhvillimet në LDK për të vazhduar bisedimet? Kurti i shmang përgjigjet

11:00 | 22 Korrik 2026
a-po-pret-zhvillimet-ne-ldk-per-te-vazhduar-bisedimet?-kurti-i-shmang-pergjigjet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nëse është duke pritur që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të mbajë Kuvendin e jashtëzakonshëm, para se të nisin diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

Kurti është pyetur nëse zhvillimet e brendshme në LDK, përfshirë thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, janë pjesë e pritjes së tij përpara se të nisë diskutimet politike për formimin e institucioneve, por nuk ka dhënë përgjigje.

LDK-ja ditëve të fundit është përfshirë në një proces të brendshëm pas kërkesës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm, ndërsa zyrtarë të kësaj partie kanë bërë të ditur se aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat për verifikimin e nënshkrimeve dhe delegatëve.

Komento: