Ramadani reagon ndaj Haxhiut: Pse s’e caktove datën e seancës konstituive sot?

11:40 | 22 Korrik 2026
ramadani-reagon-ndaj-haxhiut:-pse-s’e-caktove-daten-e-seances-konstituive-sot?

Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani ka kritikuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiun, pasi kjo e fundit deklaroi se të premtën do të bëhet e ditur data e seancës konstituive.

Ai tha se pse të mos caktohet që sot data për mbajtjen e kësaj seancë konstituive por të mbahet deri të premtën e panjohur.

Postimi i plotë:

Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo…Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit.

Pse s’e caktove sot?

Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?

Komento: