Wilson: Deklarata e Paunoviqit e diskualifikon Beogradin për organizimin e Asamblesë së OSBE-së për 2027

12:55 | 22 Korrik 2026
wilson:-deklarata-e-paunoviqit-e-diskualifikon-beogradin-per-organizimin-e-asamblese-se-osbe-se-per-2027

Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviq duke i cilësuar ato si “të neveritshme” dhe nxitëse të tensioneve etnike.

Përmes një postimi në platformën X, Wilson tha se deklarata të tilla janë arsye e mjaftueshme që Beogradi të mos merret në konsideratë për organizimin e mbledhjes vjetore të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një udhëheqës i Qeverisë së Serbisë janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të pritur mbledhjen vjetore të vitit 2027’’.

‘’OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, ka shkruar kongresmeni Wilson.

Reagimi i kongresistit vjen pasi ministrja serbe Paunoviq dit më parë shkaktoi reagime të ashpra me deklaratën e saj, në të cilën tha se, po të ishte pyetur në vitin 1998, do të kishte mbështetur spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Deklarata e saj u dënua nga zyrtarë dhe organizata të ndryshme, të cilët e cilësuan atë si gjuhë të papranueshme që glorifikon krimet etnike, por u mbrojt nga vet presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiqi.

Komento: