Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

13:50 | 22 Korrik 2026
komuna-e-mitrovices-se-jugut-ndan-74-mije-euro-subvencione-per-barna-dhe-trajtime-mjekesore-per-639-qytetare

Komuna e Mitrovicës së Jugut, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, ka ekzekutuar subvencione në vlerë prej 74 mijë eurosh për 639 qytetarë që kanë aplikuar për mbështetje financiare për barna dhe trajtime mjekësore.

Kështu thuhet në njoftimin e Komunës, e cila thekson se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve, duke kontribuar në lehtësimin e barrës financiare për nevojat e tyre shëndetësore.

“Drejtoria për Shëndetësi ka realizuar ekzekutimin e mjeteve financiare për qytetarët e Komunës së Mitrovicës, të cilët kanë parashtruar kërkesa për mbështetje financiare për përballimin e shpenzimeve për barna dhe trajtime mjekësore”- thuhet në njoftim.

Komento: