Trump paralajmëron sërish Iranin: Për çdo sulm në Hormuz do të shkatërrojmë një urë ose termocentral

16:45 | 22 Korrik 2026
trump-paralajmeron-serish-iranin:-per-cdo-sulm-ne-hormuz-do-te-shkaterrojme-nje-ure-ose-termocentral

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka lëshuar një paralajmërim të ashpër Iranit, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të shkatërrojnë një urë ose termocentral sa herë që iranianët hapin zjarr ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit.

Paralajmërimi vjen pasi SHBA kryen një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, gjatë të cilave mbrojtjet ajrore në Teheran hapën zjarr mbi vetë kryeqytetin.

Në të njëjtën kohë, Irani qëlloi me raketa një qytet jordanez në afërsi të Izraelit, ndërsa paralajmërime për rrezik u lëshuan në Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq
E gjithë kjo vjen në një kohë kur përpjekjet diplomatike tregojnë pak përparim. Zyrtarët nga të dyja palët janë të fiksuar në pozicionet e tyre në Ngushticën e Hormuzit, një kalim detar kyç për furnizimet globale me energji që mbetet kryesisht i mbyllur për shkak të sulmeve të vazhdueshme iraniane.

Edhe pse Irani ka shmangur sulmet e drejtpërdrejta ndaj Izraelit që nga rifillimi i armiqësive, duke kërkuar ta parandalojë atë nga riangazhimi në konflikt, sulmi i fundit me raketa dhe dronë në qytetin jordanez të Akabës, i cili është në afërsi të Eilatit të Izraelit, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me përhapjen e mëtejshme të luftës pas rënies së marrëveshjes së armëpushimit

Në postimin e tij në rrjetet sociale, presidenti amerikan u rikthye te kërcënimet e mëparshme për të synuar infrastrukturën civile në hakmarrje për sulmet iraniane.

“Nga ky moment e tutje, sa herë që Republika Islamike e Iranit qëllon një anije në Ngushticën e Hormuzit – qoftë me një raketë, dron apo ndonjë armë tjetër – Shtetet e Bashkuara do të bombardojnë dhe shkatërrojnë NJË URË APO CENTRAL ELEKTRIK”, shkroi Trump.

Komento: