Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, betonierja bie nga lartësia

17:55 | 22 Korrik 2026
aksident-i-rende-ne-autostraden-tirane-elbasan,-betonierja-bie-nga-lartesia

Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të qendrës tregtare TEG.

Sipas informacioneve të para, një betoniere dyshohet se ka rënë nga një lartësi në korsitë e autostradës.

Forcat e Policisë së Shtetit dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje për të ndërhyrë dhe për të menaxhuar situatën.

Siç raporton RTSH, deri në këto momente dyshohet për një viktimë (që dyshohet se mund të jetë shoferi i betonieres) dhe një i plagosur, ndërsa nuk ka një informacion zyrtar nga autoritetet në lidhje edhe me rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Komento: