Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon pritjen për mërgatën më 1 gusht në Prishtinë

19:50 | 22 Korrik 2026
levizja-vetevendosje!-organizon-pritjen-per-mergaten-me-1-gusht-ne-prishtine

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka njoftuar se më 1 gusht do të organizojë pritjen e sivjetshme për mërgatën në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në këtë takim pritet të marrin pjesë simpatizantë, anëtarë, aktivistë të Lëvizjes dhe bashkatdhetarë që jetojnë jashtë vendit. Sipas njoftimit, pjesëmarrës dhe folës në këtë aktivitet do të jetë edhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi është paraparë të nisë në ora 20:00, ndërsa organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë së bashku me familjet e tyre.

Komento: