
Fluksi i mërgimtarëve në hyrje të pikave kufitare në Kosovë po shtohet.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat e pritjeve për hyrje dhe dalje nga Kosova ku shihet një rritje e ndjeshme e kohës së pritjes për të hyrë në vend.
Sipas përditësimit të orë 17:16, pritjet në pikën kufitare në hyrje te Dheu i Bardhë arrijnë deri në 40 minuta, kurse në pikat e tjera në hyrje pritjet raportohen deri 5 minuta.
