E konfirmon policia: Aksident fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

09:15 | 23 Korrik 2026
e-konfirmon-policia:-aksident-fatal-ne-magjistralen-mitrovice-prishtine

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Mitrovicë–Prishtinë.

Rreth orës 05:00, në fshatin Studime, dy automjete janë përfshirë në aksident, ku si pasojë një femër ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa Policia e Kosovës po heton rrethanat e aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave gjatë vozitjes.

Komento: