Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë

10:10 | 23 Korrik 2026
nis-gjykimi-per-vrasjen-e-policit-muhamet-lika,-pritet-te-degjohen-12-deshmitare

Në Gjykatën Thememore në Ferizaj ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj të pandehurve që akuzohen për veprën penale “Vrasje e rëndë” në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika.

Seanca u hap nga gjyqtari Ilir Bytyqi, ndërsa në fillim të shqyrtimit i akuzuari Haki Bela u deklarua i pafajshëm.

Në këtë rast janë të përfshirë dëshmitarët: Nehat Lika, Sabedin Laçi, Pajazit Elezi, Armend Raka, Driton Dardhishta, Adriatik Vishi, Egzon Tusha, Elmedin Raka, Xhelal Çaka, Hamit Reçica, Nderim Osmani dhe Violeta Mulaku.

Gjatë seancës u bë e ditur se për këtë proces gjyqësor janë paraparë disa nga dëshmitarët.

Komento: