Po hapet një front i ri në luftën me Iranin, nafta përballet me një situatë “pa rrugëdalje”

10:15 | 23 Korrik 2026
po-hapet-nje-front-i-ri-ne-luften-me-iranin,-nafta-perballet-me-nje-situate-“pa-rrugedalje”

Bllokada e Ngushticës Bab al-Mandeb nga Huthitë nuk mund të ketë ardhur në një moment më të keq për tregun e naftës, shkruan CNN.

Aleatët e Iranit në Jemen kanë kërcënuar se do të bllokojnë një rrugë alternative të rëndësishme ndaj Ngushticës së Hormuzit, ku qarkullimi i cisternave të naftës është ngadalësuar ndjeshëm ditët e fundit.

Një bllokadë efektive e Bab al-Mandebit nga Huthitë do të hapte një front të ri në luftën me Iranin, duke kërkuar potencialisht ndërhyrje ushtarake amerikane, gjë që më pas mund të dobësonte aftësinë e SHBA-së për të ndihmuar anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ajo gjithashtu mund t’i pengonte sauditët të furnizonin Europën me naftë dizel në një moment kritik për tregun e karburanteve.

Pse kjo ngushticë është e rëndësishme: Bab al-Mandeb nuk është aq jetike sa Ngushtica e Hormuzit, nëpër të cilën, para luftës, kalonin zakonisht 20 milionë fuçi naftë në ditë – rreth 20% e furnizimit ditor global. Megjithatë, edhe Bab al-Mandeb ka një rëndësi të madhe: Sipas kompanisë Kpler, gjatë muajit të fundit nëpër këtë ngushticë kanë kaluar rreth 6.2 milionë fuçi naftë në ditë.

“Nëse kjo rrugë bëhet e papërdorshme, atëherë ndërprerja e furnizimit me naftë bëhet shumë më serioze dhe ne fillojmë të flasim sërish për një situatë ‘pa rrugëdalje’”, tha Helima Croft, drejtuese e strategjisë globale në RBC Capital Markets.

Komento: