Policia: Aksident fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë – Humb jetën një grua, disa persona lëndohen

10:15 | 23 Korrik 2026
policia:-aksident-fatal-ne-magjistralen-mitrovice-prishtine-–-humb-jeten-nje-grua,-disa-persona-lendohen

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, raporton Gazeta10.

Rreth orës 05:00, në fshatin Studime, dy automjete janë përfshirë në aksident, ku si pasojë një femër ka humbur jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe zjarrfikësit, ndërsa Policia e Kosovës po heton rrethanat e aksidentit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik dhe respektim të rregullave gjatë vozitjes./Gazeta10

Komento: