“U tregua solidaritet me Greqinë”, BE arrin marrëveshje për pakon e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

11:15 | 23 Korrik 2026
“u-tregua-solidaritet-me-greqine”,-be-arrin-marreveshje-per-pakon-e-21-te-te-sanksioneve-ndaj-rusise

Ambasadorët e Bashkimit Europian kanë arritur një marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Për këtë marrëveshje lajmëroi Presidenca irlandeze e Bashkimit Europian.

“Marrëveshje u arrit këtë mëngjes në Bruksel për paketën e 21-të të sanksioneve, e cila synon burimet e të ardhurave të Rusisë, pengon aktivitetin e flotës së saj “në hije” dhe prish zinxhirët e saj të furnizimit. Ky është një hap i rëndësishëm përpara në javët e para të Presidencës së Irlandës dhe një tjetër dëshmi e fortë se Europa qëndron në krah të Ukrainës përballë luftës së paligjshme dhe brutale të agresionit të Rusisë”, shkroi ajo në X.

Ndërkohë, dy diplomatë të BE-së i thanë Reuters se paketa përfshin ngrirjen për 12 muaj të kufirit maksimal të çmimit të naftës ruse, si dhe një përjashtim njëvjeçar që lejon transferimin e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) drejt vendeve të treta, me rinovim automatik.

“Shtetet anëtare treguan solidaritet me Greqinë dhe pritet që edhe Greqia të veprojë njësoj ndaj vendeve të tjera në të ardhmen”, tha një diplomat i BE-së.

Puna teknike për paketën e sanksioneve tani do të përfundojë, ndërsa procedura me shkrim për miratimin e saj do të nisë të enjten pasdite.

Komento: