Tragjedia në bjeshkët e Deçanit, arrestohet i dyshuari për vrasje nga pakujdesia

18:50 | 23 Korrik 2026
tragjedia-ne-bjeshket-e-decanit,-arrestohet-i-dyshuari-per-vrasje-nga-pakujdesia

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar për 48 orë një person, i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pas ngjarjes tragjike të ndodhur në bjeshkët e Komunës së Deçanit.

Sipas Prokurorisë, bazuar në provat e mbledhura dhe dëshmitë e marra në vendin e ngjarjes, dyshohet se viktima humbi jetën si pasojë e shkrepjes së armës së zjarrit nga pakujdesia e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa arma e dyshuar është sekuestruar. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Njoftimi i plotë:

Komento: