MIT nxjerr njoftimin: Kamionët mbi 20 tonë qarkullojnë pa kufizime nesër

22:15 | 23 Korrik 2026
mit-nxjerr-njoftimin:-kamionet-mbi-20-tone-qarkullojne-pa-kufizime-neser

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka njoftuar se për ditën e nesërme nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të MIT-së, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara me vendimin e ministrisë për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit gjatë temperaturave të larta.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin ditor të parashikimeve meteorologjike dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se do të krijohen kushte për zbatimin e masave kufizuese.

Komento: