
Vijojnë negociatat për ta bindur Nertil Buzin që të dorëzohet pas krimit të rëndë të kryer mëngjesin e sotëm në Roskovec.
Burime nga vendngjarja i kanë bërë me dije gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, se ai ka kërkuar kohë, ndërsa pretendon se shkak për këtë akt është bërë familja e ish-partneres së tij, duke thënë se ata i kanë marrë paratë.
Nga ana tjetër, ai kërcënon se do të kryejë vetëvrasje.
Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, thekson se grupi negociator i është afruar shumë pranë autorit dhe po vazhdon përpjekjet për ta bindur të dorëzohet, ndërsa ai është ende i armatosur me të njëjtën armë me të cilën dyshohet se kreu krimin.