Haxhiu e njofton Golën për seancën 6 gushtit, i kërkon t’ia përcjellë Kryesisë së vjetër të Kuvendit (Dokument)

16:30 | 24 Korrik 2026
haxhiu-e-njofton-golen-per-seancen-6-gushtit,-i-kerkon-t’ia-percjelle-kryesise-se-vjeter-te-kuvendit-(dokument)

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën 6 gusht për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, një ditë para përfundimit të afatit.

Haxhiu përmes një letre e ka njoftuar nënkryetarin e legjislaturës së kaluar të Kuvendit, Ardian Gola, për këtë vendim dhe i ka kërkuar që të njëjtën t’ia përcjellë edhe Kryesisë së vjetër të Kuvendit.

Sipas aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese nga konstituimi i Kuvendit nis edhe periudha 60-ditore, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re duhet të zgjedhin presidentin e ri, në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje.

Komento: