Viktima shtetas i Shqipërisë – Aksidenti me fatalitet në Vragoli dyshohet se u shkaktua nga pakujdesia

09:40 | 25 Korrik 2026
viktima-shtetas-i-shqiperise-–-aksidenti-me-fatalitet-ne-vragoli-dyshohet-se-u-shkaktua-nga-pakujdesia

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën dje në Vragoli të Fushë Kosovës pasi u godit nga veturë.

Policia në raportin 24-orësh tha se dyshohet se shoferi e kishte goditur atë nga pakujdesia.

“Fsh. Vragoli, Fushë Kosovë 24.07.2026 – 03:00. Në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën-këmbësor mashkull shtetas i Shqipërisë, të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”.

Komento: