Lirohet i riu nga Kosova që u arrestua nga policia serbe në Horgosh

14:30 | 25 Korrik 2026
lirohet-i-riu-nga-kosova-qe-u-arrestua-nga-policia-serbe-ne-horgosh

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se është liruar i riu nga Kosova që u arretua nga policia serbe në pikën kufitare në Horgosh.

Ai përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se procedura vazhdon, ndërsa njofton se i riu është i lindur në vitin 1997.

Gjatë kontrollit të veturës, policia serbe kishte gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulëse e të riut, por sipas avokatit Koci ai nuk e ka ditur se emblema ndodhej aty.

Postimi i tij:

U lirua!

I riu për të cilin shkrova më herët, është liruar nga policia serbe në Horgosh.

I lumtur sa s’ka!

Kontributi im ishte modest, por besoj se ndihmoi në momentin e duhur.

Djaloshi është i lindur në vitin 1997. Pothuajse moshatar me djalin tim. Ndoshta edhe për këtë arsye, këtë rast e përjetova pak më ndryshe.

Me rëndësi është që tash është i lirë.

Procedura vazhdon!

Komento: