Aksident i rëndë në Fushë Kosovë, dy vetura të përfshira

10:00 | 26 Korrik 2026
aksident-i-rende-ne-fushe-kosove,-dy-vetura-te-perfshira

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes dy vetura janë përfshirë në përplasje dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në fotografitë e publikuara shihet se automjetet janë dëmtuar rëndë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse të policisë.

Deri më tani nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.

Komento: