Reagon Arben Gashi: Të enjten vendoset drejtimi i LDK-së

16:45 | 27 Korrik 2026
reagon-arben-gashi:-te-enjten-vendoset-drejtimi-i-ldk-se

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se “për ta ndryshuar Kosovën, së pari duhet ta definojmë qartë LDK-në”.

Pasi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku e thirri për të enjten mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë ku pritet të vendoset nëse ai të vazhdojë të qëndrojë në krye të LDK-së apo do të shkarkohet, Gashi shkroi se kjo mbledhje “nuk është thjesht statutare”.

“Të enjten, në ora 18:00, Kuvendi i LDK-së nuk është thjesht një mbledhje statutare. Është momenti kur vendoset drejtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e bashkë me të edhe drejtimi që mund t’i ofrojmë Kosovës në vitet që vijnë”, shkroi ai në një postim në Facebook. /GAZET10

Postimi i plotë:

Komento: