Ekstradohet nga Kosova në Danimarkë i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

17:05 | 27 Korrik 2026
ekstradohet-nga-kosova-ne-danimarke-i-kerkuari-me-leter-rreshtim-nderkombetar

Gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës nga Kosova për në Danimarkë.

I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë Daneze.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje, Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe Zjarrvënie”.

Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës.

Komento: