Mehaj nga Haga: Çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi

20:30 | 27 Korrik 2026
mehaj-nga-haga:-clirimtaret-nuk-kane-nevoje-per-meshire,-por-per-drejtesi

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar përmes një postimi publik, duke theksuar se ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nevojë për drejtësi dhe jo për mëshirë.

Sipas Mehajt, çlirimtarët morën armët për të mbrojtur familjet, pragun e shtëpisë dhe popullin e Kosovës, ndërsa liria, siç u shpreh ai, është arritur falë sakrificës së tyre.

“Nëse sot dënohen ata që mbrojtën vendin e vet nga agresioni, atëherë secili duhet ta pyesë veten se çfarë mesazhi i jepet botës. Mbrojtja e atdheut nuk mund të trajtohet si krim”, ka shkruar mes tjerash Mehaj.

Postimi i plotë:

Komento: